PROGRAMI I SHPRESA DEMOKRATE

PARTIA SHPRESA DEMOKRATE

                                   

_____PROGRAMI_____

 

Partia Shpresa Demokrate është parti "demokrate e djathtë" mbi bazën parimeve të demokracisë së djathtë amerikane. Është partia jonë partia dhe e juaja, është partia, e cila u hap dyert dhe u jep rastin të punojnë për prosperitetin e kombit shqiptar të gjithë shqiptarëve patriotë. 

Partia Shpresa Demokrate u hap dyert pa dallim të gjithë intelektualëve nacionalistë ,Që deri tani kanë qëndruarë në heshtje; të rinjve, grave, punëtorëve e fshatarëve, të cilët e duan këtë vënd të begatë, të lulëzuar, të përparuar e me dinjitet, përkrah vëndëve të tjera të zhvilluara të Botës.

Partia Shpresa Demokrate, duke pasur si qëllim prosperitetin e kombit shqiptar, duke e konsideruar veten si e vetmja shpresë shpëtimi për një komb, të cilin politikat anti- kombëtare të qevëritarëve të deritanishëm e kanë zhytur në prapambetje e mjerim dhe po e çojnë drejt shpërbërjes e shkatërrimit, u bën thirrje të gjithë bijve të denjë të këtij vëndi të bashkohen në të njëjtin front dhe të shtrëngojnë radhët për të punuar e luftuar me mjete vërtet demokrate për një çështje kaq madhore siç është zhvillimi e përparimi politik e ekonomik i vëndit dhe vendosja në vënd e dinjitetit tonë kombëtar për ngritjen e funksionimin e shtetit ligjor mbi bazën e parimeve demokratike, për vlerësimin e vullnetit e të personalitetit të çdo shqiptari dhe realizimin e interesave dhe të drejtave të çdo shtetasi. 

Partia Shpresa Demokrate është e vetmja parti, tek e cila të gjithë shqiptarët me gjak, gjuhë e shpirt duhet të shikojnë simbolin e së ardhmes së ndritur të një vëndi të sfilitur e të zhytur në papunësi, skamje, korrupsion, degradim moral, të një vëndi ku deri tani janë zhvlerësuar vlerat e vërteta kombëtare , është denigruar dinjiteti i një kombi nga më të vjetrit dhe factor i rëndësishëm histrik edhe në përparimin e shtetëve evropiane.

                          ________PROGRAMI_______

 

1. Qëllimi i Prtisë Shpresa Demokrate

Partia Shpresa Demokrate është parti e Djathtë, e organizuar mbi bazën e parimeve të demokracisë amerikane…, nga të rinjtë intelektualë e patriotë shqipëtarë, më qëllim ardhjen në pushtet dhe për të marrë përsiper, me përgjegjësi të plotë përpara kombit, misionin e nxjerrjes së tij nga kriza ekonomike, politike dhe morale, ku e kane zhytur politikat antishqiptare te ushtruara nga qevërisjet e derisotmë. Partia

Shpresa Demokrate është e vetmja që do të përmbushë interest e shtetasve kudo dhe kurdoherë, Programi i saj është mishërim i aspiratave më të ngushta, ku do të gjejë veten më së miri çdo shtetas. Ajo kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe u garanton shtetasve përmbushjen e detyrimëve të tyre në aspektin ekonomik e shoqeror.

Partia Shpresa Demokrate merr përsipër hedhjen e themelëve të shëndosha për ndërtimin e funksionimin e shtetit mbi bazën e parimeve të një demokracie të vërtetë e të qëndrueshmë, ngritjen e dinjitetit kombëtar dhe rritjen e respektit ndaj vëndit tonë në arenën ndërkombëtare, duke e vëndosur kombin dhe shtetin tonë në pozita të barabarta politike, ekonomike e morale me shtetet e tjera të Botës së përparuar perëndimore. 

 

2.Partia Shpresa Demokrate garanton bashkimin e Shqipërisë së vërtetë Brënda kufijve të saj natyrore.

 

a.Fqinjët tanë duhet ta kenë të qartë se padrejtësia historike nuk mund të shkojë aq larg. (Aq sa shkoi rënia e Murit të Berlinit. )                                     

 

b. Partia Shpresa Demokrate nuk do ta reshtë kurrë punën për t’i bërë shqiptarët të ndjehen e të jetojnë si komb unik, ashtu si na ka krijuar vetë natyra, në trojet e stërgjyshërve tanë, më të lashtë ( PELLAZGET ILIRET E SOT SHQIPTARET.) SHQIPETARET me të lashtë se të gjitha kombet e tjera të Ballkanit e të Europës. Nuk do të reshtë kurrë së punuari për të bërë realitet aspiratën, për të cilën derdhën gjakun dhe na e lanë amanet të parët tanë: bashkimin e komit shqiptar Brën kufijve natyr 

                                ________PROGRAMI_________. 

3.Partia Shpresa Demokrate garanton një Shqipëri të lirë e demokrate, ku do të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit të shtetasve shqiptarë.

 

a.Partia Shpresa Demokrate, me politikat e saj, do të synojë krijimin e kuadrit ligjor dhe respektimin e lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut, të sanksionuara në aktet ndërkombëtare. Nisur nga koncepti i saj politik, kjo parti siguron të drejtat e liri tëtilla, si e drejta e jetës, liria personale, e drejta për të kërkuar rivendosjen e një të drejte të shkelur, barszia përpara ligjit, liria e fjalës dhe e shtypit, e organizimit partiak e tubimit (paqësor,) e peticionit, e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur jo jo për t’u (emëruar -votuar.) e drejta e levizjes së lirë Brënda vëndit dhe jashtë tij.               

 

b.Partia jonë dhe e juaja do t’I japë fund, një herë e përgjithmonë, zhvleftësimit dhe denigrimit të institutit të votës së lirë, personale, të fshehtë dhe të barabartë. Nuk mund të lejohen më nëpërkëmbja dhe përdorimi për interesa personale i votës dhe i vullnetit të zgjedhësve nga një grup antishqiptarësh. Të gjithë ata do të marrin atë që meritojnë dhe do të paguajnë çmimin e vërtetë të dëmit, që i kanë sjellë e po i sjellin aktualisht kombit tonë. Ne garantojme se vlera e votës do të ngrihet në kufijtë e së shënjtës. Vullneti i zgjedhësit do të jetë ai që do të përcaktojë çfarë është e mirë dhe çfarë jo, kush mund të qevërisë e kush jo. 

 

 

4.Partia Shpresa Demikrate garanton votuesin.

Personave, që do të kërkojnë të kandidojnë, do t’u bëhet publikë dosja personale. Ky është rregulli i demokracisë, që duhet ta respektojmë e ta pranojmë të gjithë.

 

a.Duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është përfaqësimi i vullnetit të çdo shqiptari për përparimin e kombit, një vëmendje e veçante do t’u kushtohet organizimit dhe funksionimit të Kuvëndit të Shqipërisë, si organi sovran, i cili është shprehje e qartë të realizimit të demokracisë së përfaqësuar. Në ndryshim nga qëndrimet e deritanishmë, përfaqësimi i vullnetit të popullit do të realizohet nga individë, të cilët paraqesin integritet të lartë moral, vlera politiike, qëndrime atdhetare, aftësi intelektuale e profesionale, si dhe përkushtim e ndërgjegje të lartë në përmbushjen e detyrës së përfaqësimit të interesave të zgjedhësve, që përfaqësojnë. Përfaqësuesit e popullit do të zgjidhen sit e tillë në bazë të kriterëve të shëndosha dhe do të jenë në shërbim të zgjedhësve.

 

b.Nuk do te lejohet me ligj krijimi i privilegjeve dhe shmangia nga kontrolli i personave me imunitet. Asnje perfaqesues i popullit nuk mund te jete i papergjegjshem per sjelljen e tij, per qendrimet, qe mban ne kryerjen e detyres, per menyren se si paraqet interest e zgjedhesve, qe perfaqeson. Privilegjet dhe perfitimet, te cilat ia kane siguruar vetes deputetet dhe pushtetaret e tjere te deritanishem, nuk do te njihen.

 

c.Transparenca e figures se zyrtareve te larte te shtetit do te kerkohet e do te behet publike qe ne momentin kur individi do te kerkoje te kandidoje. Personave, qe do te kerkojne te kandidojne per deputet, per postin e Presidentit te Republikes, per kryeministra apo ministra, per poste te barazuara me ministra, per gjyqtare apo prokurore, si dhe personave, qe do te kandidojne per t’u zgjedhur ne organet e pushtetit vendor, do t’u behet publike, ne median e shkruar dhe ate elektronike,dosja personale. Vetem keshtu do te mund te kemi nje shtet, ne te cilin parimret e demokracise dhe mekanizmi i saj te funksionojne plotesisht. . 

                           ___________PROGRAMI_________

5.Partia Shpresa Demokrate garanton qe nenshtetasit shqipetar te kene te drejte te udhetojne kudo, si popujt e tjere te Evropes, pa marre viza ambasadash.

 

a.Ne marredheniet nderkombetare do te hartohen politika e do te percaktohen qendrime, qe do te kene per objekt respektimin e te drejtave te shqiptareve ne perputhje me te gjitha aktet nderkombetare, per t’i prere rrugen qendrimeve diskriminuese dhe per t’u kthyer bashkekombesve tane dinjitetin, qe u takon. Shqiptaret duhet te kene te gjitha te drejtat, qe kane edhe shtetasit e shteteve te tjera te Botes edhe kur jane jashte kufijve tane shteteror. Nje nga synimet e politikes se Partise Shpresa Demokrate do te jete edhe heqja e regjimit te vizave per shqipetaret, qe duan te shkojne ne vende te tjera te Botes, si dhe garantimi I nje respekti e trajtimi me te mire nga ana e zyrtareve te perfaqesive diplomatike te huaja te akredituara ne vendin tone.

6. Partia Shpresa Demokrate garanton te kete marredhenie miqesie dhe bashkepunimi te hapur me shtetet fqinje. Asnje shtet nuk do te lejohet qe te ushtroje interest e veta ne dem te interesave tona. Vec kesaj, te respektohen kufijte natyrore.

 

a.Nje kujdes i veçante do t’u kushtohet rishikimit e rikonceptimit, nen optiken e. interesave kombetare, te marredhenieve politike e ekonomike me shtetet fqinje. Ne thelb te ketyre marredhenieve do te vendoset kurdohere interesi me larte i kombit dhe do t’u jepet fund qendrimeve e praktikave diskriminuese e denigruese te ndjekura vecanerisht mbas vitit ’90, nga diplomatet e shqiptaret, te cilet, ne shumicen e rasteve kane konfirmuar qendrimet e tyre politike me kerkesat e interest e shteteve fqinje, ne dem te interesave kombetare shqiptare. Parimi i vendosjes se interest kombetar mbi çdo interes tjeter,do te jete parimi i shenjte, i cili do te udheheqe Politiken e fqinjesise se mire. Nuk do te lejohet ndjekja, nga ana e fqinjve, e politikave dhe e qendrimeve, qe synojne cenimin e integriteti politik e moral te shqiptareve. Veprimtarite, qe synojne demtimin e interesave ekonomike te vendit tone, do te ndalohen. Do te mbahet qendrim e do te penalizohen te gjithe personat e veprimtarite qe kane si qellim cenimin e rendit kushtetues te vedit tone. Veprimtari te tilla, qe synojne shkaterrimin e ekzistences se kombit tone, do te jene objekt i drejtesise. Keto qendrime, ne ndryshim nga qendrimet e mbajtura nga politikanet e deritanishem, kurrsesi nuk mund te jene objekt i traktativave politike.

 

 

 

7. Partia Shpresa Demokrate do te kete ne qender te veprimtarise dhe te 

politikave te saj te jashtme rivleresimin, njohjen e realizimin e te drejtave te vellezerve tone Çamë. 

​​​​

 

 

 

 

 

 

 

 

8. Politika e Partise Shpresa Demokrate, ne fushen e marredhenieve nderkombetare, do te kete si parime baze: bashkepunimin, reciprocitetin, mosnderhyrjen ne punet e brendshme, mbrojtjen e interesave kombetare, nxitjen e iniciativave paqeruajtese, pjesemarrjen ne organizma nderkombetare, me qellim zhvillimet pozitive politike e ekonomike.

 

9. Partia Shpresa Demokrate garanton qe te respektoje statuset dhe rregullat e Kombeve te Bashkuara, te cilat sigurojne lirine e te gjitha shteteve te Botes.

Politika e Partis ne fushen e marredhenieve nderkombetare do te bazohet gjithmone ne respektimin e akteve te Organizates se Kombeve te Bashkuare dhe te organizatave te tjera nderkombetare, ne te cilat vendi yne eshte anetar, si dhe ne. sanksionimet e marreveshjeve. te ndryshme dy-ose shumepaleshe nderkombetare, ku vendi yne eshte pale.

 

10. Partia Shpresa Demokrate garanton, sipas rregullave dhe ligjeve kombetare e nderkombetare, se nuk do te lejohet asnje ambassador e asnje diplomat, pervec politikes “Amerikane-Gjermane” te nderhyjne ne punet e brendshme te shtetit shqiptar.

Nje nga synimet e politikes se Partise Shpresa Demokrate eshte edhe respektimi me. rreptesi i normave nderkombetare lidhur me veprimtarite diplomatike dhe aktivitetin e diplomateve.Nuk do te lejohen, si deri me sot, qe diplomatet e huaj te nderhyjne ne veprimtarine e organeve te shtetit shqiptar dhe per me teper, te kryejne veprimtari ne dem te interesave te kombit, duke implikuar struktura te pushtetit e duke rekrutuar nenpunes. Do te synohet qe çështjet e organizimit e te funksionimit te strukturave shteterore te jene vetem çështje te brendshme te shqiptareve dhe te mos kthehen syte e te kerkohet bekimi i ambasadoreve te huaj per nje vendim aop veperim, i cili nuk ka lidhje me marredheniet diplomatike.

 

11. Partia Shpresa Demokrate garanton te kete marredhenie te mira diplomatike , ekonomike e kulturore me shtetet evropiane. Asnj shtet nuk do te lejohet qe te ushtroje ndikimet e veta ne dem te interesave tone kombetare. 

Ne kuadrin evropian do te synohet ndjekja e nje politike miqesie e bashkepunimi me te gjitha vendet komunitare, me qellim nxitjen e shkembimeve ekonomike, duke krijuar mundesi te levizjes se kapitalit, per te beret e mundur thithjen e investimeve te huaja dhe nxitjen e zhvillimit te aktiviteteve prodhuese te vendit. Ne kete drejtim do te synohet lehtesimi dhe, ku eshte e mundur, heqja e barrierave fiskale, duke krijuar nje klime ekonomike stimuluese per zhvillimin e bizneseve prodhuese vendase, me mbeshtetje financiare nga kapitali i huaj. Do te synohet krijimi i kuadrit ligjor dhe i strukturave te pershtatshme per zhvillimin e te gjitha degeve te ekonomise, si industria e rende dhe e lehte, bujqesia dhe, ne menyre te vecante, turizmi.

                                   ___________PROGRAMI_______

12.Partia Shpresa Demokrate garanton nje miqesi me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 

Partia jone, “Shpresa Demokrate” ne menyre te veçantë, do te nxise e do te synoje forcimin e lidhjeve te miqesise se djeshme e te sotme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si aleate historike te interesave jetike te kombit shqiptar, si shembulli me i mire i organizimit dhe i funksionimit te demokracise, si shembulli me i mire i vendit me te zhvilluar me te fuqishem politikisht, ushtarakisht,e ekonomikisht. Bashkepunimi do te shtrihet ne fushen ekonomike, duke stimuluar e lehtesuar investimet e kompanive amerikane ne sektoret strategjike te ekonomise se vendit: industrine nxjerrese e perpunuese te mineraleve, industrine e naftes, industrine energjitike, telekomunikacionin, aktivitetet ndertimore, industrine tekstile, konfeksionet, industrine ushqimore dhe bujqesine. 

 

13. Partia Shpresa Demokrate garanton rivleresimin e figurave kombetare. Do t’u ngreje permendore deshmoreve te kombit, duke I shkruar emrat e tyre me germa ari. 

 

a.Lidhur me ngjarjet, faktet dhe figurat e historise se popullit shqiptar, Partia Shpresa Demokrate do te mbaje qendrim kritik e rivleresues. Pare ne kendveshtrimin e interesave te larta kombetare, do te rivleresohen te gjitha ngjarjet e figurat historike, te cilat u manipuluan nga klika komuniste ne pushtet, qe. prodhoi pseudohistorine antishqiptare, qe denigroi te gjitha figurat e medha historike te popullit tone, duke shtremberuar veprimtarine e tyre, duke I lene ne heshtje e harrese dhe, ne shume raste, duke i internuar, burgosur, torturuar e vrare ata vete dhe familjarer e tyre. Do te shihen nen driten e se vertetes te gjithe ata qe kane kontribuar ne copetimin e kombit dhe qe e bene Shqiperin nje burg te madh, ku u instalua sistemi ideologjik e administrative me çnjerëzor. 

 

b. Rivleresimi i figurave kombetare do kurorezohet edhe me ngritjen e nje mauzoleu, ku me germa te arta, do te shkruhen emrat e deshmoreve atdhetare, qe kan dhene jeten per çështje kombetare, si gjate luftes edhe gjate regjimit diktatorial komunist. Do te kryhen cermoni nderimi per te gjithe ata persona, qe regjimi komunist I damkosi si “ armiq te popullit”.

 

14.Partia Shpresa Demokrate u garanton trajtim e nderim te vecante te gjithe te rinjve qe jane perleshur e gjakosur me forcat e errata ne demonstratat antikomuniste. Ketyre njerezve u duhen dhene vendi dhe privilegjet, qe u takojne, per kontributin e dhene ne zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Historia nuk mund dhe nuk duhet t’I harroje ata. 

                             ___________PROGRAMI_________ 

15. Partia Shpresa Demokrate garanton rivleresim e shperblim real.

Rishkimi e ridimensionimi i historise do te synoje jo vetem vleresimin moral te figurave te kombit dhe te shtreses se persekutuar, por edhe dhenien e shperblimeve reale ne te holla te gjithe atyre qe jane internuar, burgosur, apo kane humbur jeten neper burgje. Nen driten e ketij realiteti do te rishihet kompensimi I drejte edhe I atyre qe kane qene te burgosur politike, duke konvertuar ne para vleren e plote te letrave me vlere, te cilat jane dhene pa kriter e ne menyre shperdoruese nga qeverite e derisotme.

 

16. Partia Shpresa Demokrate u garanton te rinjve nga familjet e te perndjekurve politike se do t’u mundesohet e drejta e ndjekjes se arsimit te larte me financim te plote nga shteti. Gjithashtu, falas do te mundesohen te gjithe te rinjte e te perndjekurve politike, qe deshirojne te shkollohen ne shkollat perendimore, per kryerjen e studimeve te larta ne fusha te ndryshme te shkences, te artit e te kultures. “Po ashtu, falas dhe te rinjet e familjeve fshataret ata me pension qesharake”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                            

17. Hapja e dosjeve dhe pergjegjesia per krimet komuniste.

Nen driten e opinionit publik, do te shihen edhe dosjet personale te funksionareve, si dhe dosjet e strukturave te shtetit komunist. Partia Shpresa Demokrate garanton rishqyrtimin dhe rivleresimin e veprimtarise antishqiptare e antinjerezore te kryer nga ishantaret e Byrose Politike te Partise Komuniste e asaj te Punes. Te gjithe do te dalin perpara drejtesise me “ gjyqtaret dhe prokuroret qe do praktikojne ne Amerike”. dhe fajtoret do te mbajne pergjegjesi ligjore per krimete kryera.

 

18. Partia Shpresa Demokrate garanton se pasurite dhe parate, qe i jane grabitur popullit shqipetar nga ish-udheheqesit komunist. Pasuria dhe parate e (korruptuar politike te depozituar ne banka jashte Shqiperis do t’I kthehen shtetit dhe do t’I shperndahen popullit shqiptar pa asnje dallim.

                                        _________PROGRAMI_______

19. Partia Shpresa Demokrate garanton rishikimin e figures se vertet te shqiptarit.

Nje nga synimet e Partise eshte edhe studimi pergatitja e shkrimit te historise se shqiptareve nen driten e se vertetes shkencore, duke zbuluar perpara botes figuren e

Vertete te shqiptarit, rolin e tij historik ne zhvillimet politike nderkombetare, si dhe duke denoncuar falsifikimet, qe deri tani i jane bere historise se kombit tone. 

 

20. Partia Shpresa Demokrate garanton se besimi fetar duhet te jete i lire dhe cdo shqiptar ka te drejte te besoje ne fene e tij.

Me politikat shteterore do te synohet garantimi i se drejtes te çdo qytetari per te ushtruar lirisht ritet e besimit fetat, qe ai ka zgjedhur.

21. feja dhe shteti jane dy institucione te ndara dhe te pavarura nga njeri-tjetr.

 

Lidhur me besimet fetare, Partia Shpresa Demokrate, duke u nisur nga parimi i ndertimit te nje shteti laik, do te implementoj politika, te cilat ruajne integritetin e strukturave shteterore nga ndikimi i religjioneve.

 

22. Partia Shpresa Demokrate u garanton te gjithe atyre, qe sherbejne ne qendrat fetare, pagesn e pensioneve dhe te sigurimeve shendetesore.

 

23. Partia Shpresa  Demokrate  garanton  qe  ne  qendrat  fetare te  flitet ne  gjuhen shqipe. Udheheqesit fetare, qe sherbejne ne keto qendra, te jene shqiptare Shqiptare. 

a.Partia Shpresa Demokrate garanton te marre persiper financimin e hapjes se shollave fetare, te  cilat do te kene programe didaktike fetare dhe organizim e funksionim te pavarur. Ne shkollat fetare do te garantohet  perdorimi gjuhes  shqipe  dhe depolitizimi i personelit mesimdhenes e i programeve mesimore. Politikat shteterore do te synojne konsolidimin e besimeve fetare me taban kombetar, duke siguruar ushtrimin e riteve fetare ne gjuhen shqipe SHQIPE.

 

b. Do te garantohet mosperdorimi i simboleve te kombeve te huaja ne objektet religjoze shqiptare. Shteti do te kerkoje e do te garantoje depolitizimin e besimeve fetare, duke parashikuar penalitete per rastet e perdorimit te besimit, te riteve dhe te objekteve te kultit, per te bere politike ne dem te kombit e te shtetit shqiptar. Te gjithe atyre, qe organizojne, drejtojne apo ushtrojne nje besim fetar, do t’u njihet vetem e drejta e berjes se politikes te ZOTIT TE MADH.

                                    __________PROGRAMI_________

24. Partia Shpresa Demokrate u garanton shqiptareve perkatesine kombetare te klerikeve.

Partia jone do te angazhohet ne mbeshtetje te organizimit e te funksionimit te komuniteteve fetare te denja, qe do te perbehen nga sherbetore te Zotit, te cilet me gjak e gjuhe jane shqipetare, qe nga lindja.

 

25. Partia Shpresa Demokrate garanton se do te respektoje parimin, sipas te cilit prona eshte e shenjte.

E drejta e pronesise, e shkelur dhe e neperkembur nga qeverisjet komuniste e kriptokomuniste, do te rivendoset duke iu kthyer prona te zotit. Per te realizuar kete process do te sherbeje si baze gjendja faktike e pronesise para vitit 1946 si dhe do te mbahen parasysh ndryshimet demografike te popullsise. Ne te gjitha rastet, kur do te gjykohet se objektivisht ka pamundesi te plota per t’u kthyer prona, ish-pronari do te kompensohet me objekte te se njejtes vlere ose me kundervleften e plote ne para.

 

26. Partia Shpresa Demokrate garanton riskikimin e procesit te privatizimit.

Procesi i privatizimit, i kryer deri tani ne kundershtim me interesat kombetare, nuk do te njihet. Ky process, pas rikonceptimit ligjor e institucional, do te nise nga fillimi, duke marre ne konsiderate interesat e ish-pronareve, te cileve objektivisht nuk do te jete e mundur t’u kthehet prona, dhe me pas interesat e ish-punonjesve, te cilet kane punuar ne keto objekte deri ne vitin 1992 ose aktualisht punojne ne objektet e paprivatizuara. 

 

27. Partia Shpresa Demokrate garanton se do te kryeje verifikimin e te gjitha pasurive te fituara nga pushtetaret socialkomuniste te qeverive te pas vitit 1990 dhe do t’I ktheje shtetit te gjitha ato pasuri, qe nuk rrjedhin nga burime ligjore ose burimi i te cilave nuk njihet ose eshte i pajustifikushem, si dhe ato pasuri, qe kane si burim shperdorimin e pushtetit dhe veprimet e korruptuara.

 

28. Partia Shpresa Demokrate garanton qe pasuria private te jete e paprekshme nga qeveria.

 

29. Partia Shpresa Demokrate garanton ndalimin e shitjes se tokes te huajve.

Qendrimi i Partise Shpresa Demokrate eshte I prere per sa i perket ndalimit te shitjes se tokes  te huajve. Asnje pronar, pavaresisht nga katrgoria e prones se paluajtshme (toke buke, kullote, pyll apo truall), nuk do te lejohet t’ua shese ate subjekteve te huaja. Te huajt do te lejohen t’I marrin vetem me qira pronat e paluajtshme te pronareve shqiptare. 

 

30. Partia Shpresa Demokrate garanton strehim per te gjithe te pastrhet.

Duke pasur si qellim kryesor permiresimin e kushteve te jeteses dhe ngritjen e nivelit te saj drejt niveleve te vendeve te zhvilluara perendimore, Partia Shpresa Demokrate garanton hartimin dhe zbatimin e politikave te vazhdueshme te testrehimit per te gjithe te pastrehet. Per arritjen e ketij qellimi, do te projektohen e do te ndertohen banesa sipas parametrave bashkekohore dhe do te stimulohet sistemi i kreditimit per blerjene tyre ose per ristrukturimin e banesave ekzistuese.

 

31. Partia Shpresa Demokrate garanton furnizimin me uje e energji per te gjithe shqiptaret.

Ne politikat sociale e ekonomike te Partise do te perfshihen edhe plane  strategjike afatgjata  e afatshkurtra per garantimin e sistemit energjetik dhe ate te furnizimit te banoreve me uje, ne menyre qe kriza e deritanishme te mbetet nje kujtim i larget i nje te kaluare jo te larget. Do te hartohen politika zhvillimi, nepermjet te cilave do te behen te mundura ndertimi I burimeve te reja energjetike dhe mdertimi i sistemmeve te furnizimit me uje, qe energjia elektrike dhe uje te jene te pranishem gjate 24 oreve edhe ne familjet, te cilat banojne ne zonat me te largeta te vendit.20. Partia Shpresa Demokrate garanton se besimi fetar duhet te jete i lire dhe çdo shqiptar ka te drejte te besoje ne fene e tij.

Me politikat shteterore do te synohet garantimi i se drejtes te cdo qytetari per te ushtruar lirisht ritet e besimit fetat, qe ai ka zgjedhur.

 

32. Partia Shpresa Demokrate garanton sistemin urban.

Ne perputhje me parametrat e urbanizimit modern si dhe nevojat  e  vendit,  do  te  kryhen  sistemime urbane dhe do te investohet per ndertimin e nje rrjeti rrugor te pershtatshem per zhvillomin  e  vendit dhe per levizjen e lire e te shpejte te njerezve e te mallrave. Sistemimet urbane do te synojne  krijimin ne qendrat  e  urbanizuara  te  mjediseve  te  pershtatshme  per  plotesimin  e  te  gjitha   nevojave   te banoreve, duke pasur parasysh ritmet e zhvillimit ekonomik, teknologjik e social. Sistemi  i  transportit te udhetareve e te mallrave do te sistemohet e do te disiplinohet nga pikepamja ligjore, organizative e administrative, per t’u bere efektiv dhe per te ofruar nje  sherbim  te  shpejte, te  sigurt,  komod  e  me  kosto te ulet.

 

33. Partia Shpresa Demokrate u garanton punesim te gjithe shqiptareve.

Politikat e  punesimit  do  te  trajtohen  me  perparesi,  duke  krijuar  kuadrin  e  pershtatshem  ligjor  e institucional, ne menyre qe te nxiten hapja e vendeve te  reja  te  punes,  rritja e  nivelit  te  pages  dhe njekohesisht krijimi i kushteve te pershtatshme per pune.

Vemendje e veçante ne kete fushe do t’I kushtohet nderprerjes se fenomenit te shfrytezimit  te  punes se  papaguar  te  punonjesve,  qe  punonjne  ne  pune  te  zeze,  te  cileve  nuk  u  paguhet   kontributi  i sigurimeve  shoqerore  nga  punedhenesi,  duke  krijuar  keshtu  nje  kategori  njerezish, qe  nuk  do  te  mund te perfitojne pension dhe, ne te njejten  kohe,  duke  sjelle  coroditje  te  skemes  se  sigurimeve  e, per rrjedhim, nivele te ulta pensionesh.

 

34. Partia Shpresa Demokrate garanton pagat sipas standarteve Evropes.

Si nje nga ceshtjet me te rendesishme,  politikat  e  Partise  do  te  trajtojne  gjetjen  e  mundesive  dhe ristrukturimin e sistemit te pagave, duke i rritur ato ne menyre te vazhdueshme, me  synimin  e  rritjes se te ardhurave per fryme te popullsise e per rrjedhim,  rritjen  e  nivelit te  jeteses ne pergjithesi. Keto politika do te kene si reference nivelet e pagave dhe te ardhurat  per  fryme  te  vendeve  te  zhvilluara perendimore.

 

35. Partia Shpresa Demokrate u garanton sherbimet shendetesore falas te gjithe shtetasve, ne nevoje.

 

Ristrukturimi i sistemit te sherbimeve  shendetesore  do  te  jete  nje  nga  perparesite  e  politikave  te Partise Shpresa Demokrate, me qellim qe t’u ofrohet sherbimi falas te gjithe shtetasve edhe ne  skajet me te  largëta  te  vendit.  Çeshtjet  kryesore  te  ketij  ristrukturimi  do  te  jene:  ndertimi  i  objekteve shendetesore ne çdo qender te banuar, ndertimi i, te pakten, nje spitali ne çdo qytet dhe pajisja e tyre me mjete te teknologjise bashkekohore; rritja e pages se mjekeve dhe e personelit  tjeter,  ne  menyre qe t’u pritet rruga korrupsionit dhe qendrimeve kunder etikes profesionale; te ngrihet  ne nivelin  qe  i takon dinjiteti i mjekut; ristrukturimi dhe efektiviteti i sistemit te sigurimeve shendetesore.

Sistemi i ri i sigurimeve shendetesore do te  synoje  krijimin  e  kushteve  per  te  mos  lejuar  qendrime shperdoruese nga ana e punedhenesve, te cilet, ne shume  raste, nuk u paguajne detyrimet e sigurimit punetoreve, duke  i  lene  ata   jashte   petfitimit  te  trajtimit  shendetesor  falas.  Njekohesisht,  do  te sitimulohet  zhvillimi I aktiviteteve mjekesore private, por ne kushte ligjore rreptesisht te percaktuara, te pershtatshme dhe te denja.

  _________PROGRAMI_________

36. Konsolidimi i familjes

Pozicioni i Partise Shpresa Demokrate, lidhur me familjen, eshte i qarte dhe i papajtueshem me cilindo qenderim, qe synon dobesimin e ketij institucioni jetik per nje shoqeri te zhvilluar dhe per nje komb te denje e te perparuar. Politikat, lidhur me familjen, do te synojne forcimin e konsolidimin e saj, duke  e ruajtur nga dukurite shoqerore negative, qe synojne dobesimin dhe transformimin  e  saj.  Per  Partine tone familja eshte rinia e kombit, vazhdimesia e kombit, forca e kombit, perparimi i kombit, dinjiteti  i kombit, thelbi i shenjte I ekzistences se kombit.

 

37. Partia Shpresa Demokrate garanton te drejtat e grave.

Ne politikat e saj Partia jone do te jete e qarte dhe e vendosur  per  te  siguruar  barazine  e  burrit  me gruan ne te gjitha aspektet e jetes. Gruaja konsiderohet si force thelbesore dhe shume e  rendesishme per nje shoqeri te emancipuar demokrate. Gruaja e Meriton krijimin e te gjitha shanseve te  barabarta me burrin, per te thene fjalen e saj ne politike, ne zhvillimin e ekonomise, ne  ruajtjen  e  moralit  e  ne garantimin e trashegimise kulturore te kombit.

 

38. Partia Shpresa Demokrate garanton mbrojtjen e interesave te femijeve.

Lidhur me femijet dhe te rinjte, do te synohet pergatitja e kuadrit ligjor e institucional per mbrojtjen  e vecante te tyre si dhe per krijimin e kushteve per rritje dhe edukim  me  ndjenja  te  pastra  kombetare dhe norma morale, Do te punohet per krijimin e nje sistemi te pershtatshem te edukumit parashkollor e universitar, si dhe per hartimin e programeve didaktike, te cilat  stimulojne  zhvillimin  intelektual  te tyre, si dhe rrenjosin e konsolidonje nderim, respect e krenari per kombin. Duke pasur parasysh se  kjo kategori e shoqerise eshte e ardhmja e kombit, do te synohet krijimi i  kushteve  te  pershtatshme  per kalimin e kohes se lire, por ne  te  njejten  kohe   edhe  per  edukimin  me  norma  morale  dhe  ndjenja atdhetare. Te rinjve do t’u njihet e drejta qe te perfitojne pagese mujore gjate kohes qe do  te  kryejne sherbimin ushrarak dhe mbas sherbimit do te kene perparesi te tjera.

                          _________PROGRAMI_________

39. Partia Shpresa Demokrate garanton pensionistet.

Nje shtrese e perbuzur ( pensionistet ) si nga qeverite ashtu edhe nga partite deri me sot.              Partia Shpresa Demokrate do te tregoje kujdes e interesim te vecante per  pensionistet. Eshte  e  qarte se ata jane shtresa me e varfer e popillsise. Ne nje  kohe  kur,  per  dhjetera  vite, kane  derdhur  djerse dhe mund, duke punuar vetem per buken e gojes, sot marrin si shperblim pensione qesharake, qe nuk u mjaftojne as per te paguar furnizimin me uje  dhe  energji  elektrike. Per  kete  shtrese  te  popullsise Partia jone siguron se do te jepen pensione te pershtatshme, duke pasur si kufi minimal  VLEREN  PREJ 38 MIJE LEKE, e cila do te indeksohet cdo vit sipas ritmeve te inflacionit. Ne garantojme qe systemin  e pensioneve  ta  njesojme  si  per  pensionistet  ne  qytet  edhe  ne  fshat.  Qendrimi  yne  eshte  kunder dallimeve te tilla, pasi te dyja keto grupe pensionistesh kane punuar dhe jane  shfrytezuar  njelloj  dhe nevojat I kane te se njejtes natyre.

 

NJE SHTET I SUKSESSHEM DHE I SHENDETSHEM QENDRON NE TRE SHTYLLA  E  PARA ESHTE  ARSIMI,  E DYTA  ESHTE  POLICIA  DHE E TRETA SHTE SHENDETESIA.

 

40. Partia Shpresa Demokrate u garanton punonjesve te arsimit rritje te pages.

 

a.Politikat e Partise sone do te perfshijne nje  reformim  te  plote  te  sistemit  arsimor  ne  drejtim   te riorganzimit e te ristrukturimit, per ta  ngritur  ate  ne  nivele  bashkekohore  dhe per  te  terhequr  nje numer sa me te madh studentesh ne shkollat e  larta.  Pervec  krijimit  te  sistemit  parashkollor, do  te parashikohet edhe ngritja e  shkollave  te  reja  dhe  pajisja  e  tyre  me  te  gjitha  mjetet  e  nevojshme mesimore si dhe me  mjedise  e  sherbime  te  domosdoshme  peredukimin  e  femijve  e  te  rinjve.  Ne programet mesimore dhe ne  veprimtarite  edukative, nje  vend te  rendesishem do  te  zere  edukimi i brezit te ri me ndjenja kombetare. Ne funksion ten nje sistemi  arsimor  te  perparuar, do te  vendosen kritere te rrepta dhe do te parashikohen procedura  te  qarta  per  punesimin  e  personelit  pedagogjik dhe ngritjen e tij profesionale. 

 

b. Ne politikat e Partise sone vemendje e vecante do t’I kushtohet rritjes  se  pages  te  mesuesve  e  te pedagogeve, ne menyre qe puna e tyre te shperblehet plotesisht dhe respektohet plotesusht dinjiteti i tyre.  Programet    tona   parashikojne   pagesa   sipas   nivelit   te   ngarkeses  dhe  vleres  se  diplomes. Konkretisht, parashikojme pagesen minimale mujore te mesuesve te shkollave fillore e 8  vjeçare  prej 55 mije leke; per mesuesit e  shkollave  te  mesme  paga  minimale  mujore  te  jete  65  mije  leke;  per pedagoget e universiteteve paga minimale  mujore te jete 85 mije  leke,  duke  u  shtuar  per  te  gjithe ata, qe kane gradashkencore, sipas grades.

 

41. Partia Shpresa Demokrate u garanton punonjesve te policies rritjen maksimale te pages.

 

a.Duke e konsideruar nje problem me rendesi jetike per zhvillimin  e  vendit  ceshtjen e  rendit  dhe  te qetesise, do te ndermerren  te  gjitha  nismat  per  te  krijuar  kushte  lidhur  me  zhvillimin  e  nje  lufte efektive kunder kriminalitetit, ne te gjitha format, ne te cilat shfaqet ai. Do te riorganizohen strukturat policore per te rritur profesionalizmin, pastertine, devotshmerine  dhe  efektivitetin  e  punes  se  tyre. Kritere te  rrepta  e  profesionale  do  te  caktohen  ne  perzgjedhjen  e  punonjesve  te  policies.  Do  te synohet pastrami I strukturave policore nga elementet e inkriminuar dhe do te merren masa te ashpra ndaj te gjithe elementeve te korruptuar ne radhet e saj. Nepermjet shkollimit e specializmit dhe do  te synohet pergatitja ne U.S.A, dhe edukimi I punonjesve te policies me dije shencore bashkekohore,  me 

norm ate shendosha morale, me edukate qytetare, me ndjenjen e respektit per shtetin e  kombin  dhe me ndjenjen e pergjegjesise e  te  shenjterise  se  detyres,  qe  kryejne;  per  t’u  kthyer  punonjesve  te policies dinjitetin e nevojshem  si  dhe  per  te  rritur  perkushtimin  e  tyre  ne  kryerjen  e  detyres  me ndershmeri e profesionalizem. 

 

b. Partia jone dhe e juaja do te rishikoje sistemin e pagave te tyre, duke garantuare se paga minimale mujore do te jete 116 mije leke, paga e cila, sipas shkalles se veshtiresive, do te rritet deri ne kufirin e 138 mije lekeve… Por punonjesit e policies dhe per familjet  e  tyre  do  te  parashikohet  nje  system  i

vecante  sigurie,  ne  rastet  kur  kercenohet  integriteti  i  tyre   fizik.  Gjithashtu,  do  te  parashikohen pensione te posacme si dhe te garantohet strehimi i tyre e tej,.

                                  __________PROGRAMI__________

42 Kultura dhe Arti.

 

a.Ne fushen e kultures do te ndiqet  politika  e  mbledhjes,  e  restaurimit  dhe  e  paraqitjes,  Brenda e jashte vendit, e vlerave kulturore te kombit tone. Do te nxitet ruajtja e monumenteve te kultures  dhe do te organizohen veprimtari, ne te cilat do te  nxirret  ne  pah  roli  historik, politik e kulturor i kombit tone dhe vendi qe i takon atij si populli me i lashte i Ballkanit.

 

b. Politika stimuluese do te ndiqen edhe per zhvillimin e artever  te  bukura  e  sidomos  per  krijimin  e konsolidimin  e  nje  brezi  te  ri  artistesh  te  talentuar,  por  gjithmone  pa  lene  ne  harrese   vlerat   e deritanishme, folklorin dhe artin bashkekohor, per cka do te ndiqen  edhe  praktika  te  financimit  nga shteti.

 

43.  Partia   Shpresa  Demokrate  tregon  nje  kujdes  te  veçante  per  forcat  e  armatosura  ushtarake.

Nevoja e ristrukturimit te forcave te armatosura ushtarake dhe pajisja  e  tyre  me  armatim  e  teknike bashkekohore, konsiderohet si e menjehershme dhe e vazhdueshme. Ne  keto  kushte  do  te  synohet ngritja e pergatitja e strukturave ushtarake, te pajisura mire e te afta per t’i bere balle çdo  situate,  qe paraqet rrezik per kombin. Bashkepunimet ushtarake do te zhvillohen mbi baze e reciprocitetit dhe  te respektimit te integritetit shteteror e dinjitetit kombetar, duke synuar pergatitjen dhe  specializimin  e ushtarakeve shqiptare ne vendet e zhvilluara domethen U.S.A.  Gjithashtu,  do  te  rishikohet  sistemi i pageses dhe i pensioneve per ushtaraket, me synimin per t’i rritur, duke u siguruar atyre te ardhura te mjaftueshme per te jetuar normalisht, me dinjitet e pa u korruptuar. Brenda ketyre programeve do  te garantohet per ushtaraket edhe strehimi falas e me perparesi, ne perputhje me normat bashkekohore te strehimit. 

 

44. Partia Shpresa Demokrate garanton reformimin, organizimin, ngritjen e nivelit professional dhe pavaresine e plote te pushtetit gjyqesor.

 

a.Si shtylla kryesore dhe instance e fundit e kontrollit te veprimtarise se pushteteve te tjera, pushteti gjyqesor konsiderohet si pika me delikate e nje shteti. Per kete arsye, nje vend te rendesishem do  te zene, ne politikat e Partise, reformimi i organizimit te pushtetit gjyqesor dhe ngritja e nivelit  te profesionalizmit e te pavaresise se tij. Organizimin e pushtetitgjyqesor e konceptojme sin je trupe te pushtetshme, e cila perbehet nga individet me te paster nga pikepamja morale, me te paanshem nga pikepamja e ndergjegjes, me te ngritur nga pikepamja perofesionale, me te moderuar nga pikepamja shoqerore, me te respektuar nga strukturat dhe organet shteterore dhe me te trajtuar nga pikepamja finaciare. Vetem persona te tille, gjyqtare apo prokurore, mund te jene luftetare te denje e te paepur kunder fenomenit te korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar apo ordiner. Vetem persona me cilesite e mesiperme mund te na krijojne besimin se do te bejne detyren e nderuar e te shenjte te dhenies se drejtesise.

 

b. Partia Shpresa Demokrate do te synoje edhe ne krijimin e nje sistemi gyqesor, i cili te jete i kontrollueshem nga vete strukturat e tij dhe te siguroje mbrojtjen e te drejtave themelore te individit. Kontrolli i vendimeve tenje gjykate eshte konceptuar te behet nga nje gjykate me e larte, duke siguruar, ne cdo rast, te drejten e individit per t’u ankuar ndaj vendimit te nje gjykate ne nje gjykate me te larte.

 

c. Ne themel te veprimtarise se gjyqesorit do te jete parimi i shenjte i ligjshmerise, cka nenkupton se gjyqtari eshte i varur vetem nga ligji. Qendrimi yne eshte i qarte lidhur me kete parim dhe do te punojme qe te respektohet ai rreptesisht, qe gjykata, qofte edhe ne menyre jo te drejtperdrejte, te mos kete attribute ligjberese, te cilat i takojne  legjislativit, si organi perfaqesues i sovranit  popull.

Qendrimi yne eshte I qarte edhe per sa I perket zgjedhjes se gjyqtareve te Gjykates se Larte. Gjyqtaret e Gjykates se Larte duhet te jene te perjetshem, me qellim qe mandatet e tyre te mos jene object lakmie, egoizmi e kompromisesh politike.

 

d. Lidhur me systemin gjyqesor, qendrimi yne eshte se duhet te kete tri nivele gjykatash, te cilat te kene ne krye Gjykaten e Larte, qe do te kete edhe kompetencat e  kontrollit te kushtetutshmerise se akteve te organeve te tjera. Per t’I siguruar pushtetit gjyqesor pavaresine e nevojshme, ne do te ndermarrim te gjitha nismat e nevojshme, per te krijuar keshtu kuadrin ligjor, i cili te parashikoje krijimin Brenda ketij pushteti te nje organi vendimmarres jopolitik, per emerimet, ngritjen ne detyre dhe procedimin disiplinor te gjyqtareve e te prokuroreve. Ne funksion te konsolidimit te ketij pushteti do te kryhen edhe investime per krijimin e kushteve te nevojshme lidhur me ushtrimin e veprimtarise se dhenies se drejtesise ne menyre solemne e te denje, duke u dhene gjykatave ate paraqitje, qe duhet te kene “faltoret e shenjta te drejtesise”

Jashte objektit te politikave te Partise Shpresa Demokrate nuk do te jete as trajtimi financiar, si dhe mbrojtja fizike e sigurimi I kushteve normale e te denja per jetesen e gjyqtareve dhe te prokuroreve.

 

45. Partia Shpresa Demokrate garanton funksionimin e pushtetit ekzekutiv. Nje rendesi e vecante do te t’I kushtohet krijimit te strukturave efektive dhe fleksibel, per te bere te mundur zbatimin e drejte te legjislacionit ne fuqi.

 

a.Lidhur me organizimin e strukturave administrative te ketij pushteti, Partia Shpresa Demokrate ka si objektiv pergatitjen e nje kuadri ligjor te qarte, i cili do te percaktoje kritere te rrepta lidhur me rekrutimin e nepunesve, por ne te njejten kohe do te respektohet e do te mbrohet me ligj cilido nepunes, qe ne punen e tij tregon nivel professional, respektim te ligjit e vlera morale. Ne garantojme krijimin e nje klime te pershtatshme ligjore, qe do t’u ktheje sigurine dhe dinjitetin nepunesve te ndershem, te cilet deri tani jane trajtuar pa respect nga eproret e tyre te korruptuar, sa here qe jane perpjekur te zbatojne ligjin.

 

b. Nje perparesi e vecante do te jete krijimi I strkturave efektive, ne te cilat do t’I gjendet punes njeriu dhe jo njeriut pune. Numri I nepunesve ne administraten shteterore do te percaktohet nga nevojat reale, qe paraqiten gjate funksionimit  te  saj dhe jo nga  qendrimet subjective te organeve vendimmarrese. Nuk do te lejohet krijimi I strukturavejoefektive per te kenaqur tarafet, nepotizmin apo egoizmin paradoksal e te pangopur te pseudopolitikaneve antishqiptare, qe nuk mendojne se shpenzimet e tyre te pajustifikuara jane shpenzime, cilat perballohen nga taksat, pra nga populli.

 

c. Po ne te njejten kohe lejon organizimin e nje lufte resultative kunder fenomenit te korrupsionit dhe te inkriminimit te zyrtareve shteterore, fenomen  ky qe  çon. ne  menyre  te pashmangshme. ne shkaterrimin e shtetit. Nje perparesi te vecante do te kete perzgjedhja dhe kualifikimi i nepunesve, duke pasur si kriter baze profesionalizmin. Per rritjen e nivelit te efektshmerise se administrates shteterore do te ndiqen politika, te cilat do te mundesojne rekrutimin e nenpunesve te rinj ne moshe dhe te afte per te mesuar e per t’u specializuar, ne menyre qe ne veprimtarine e tyre te praktikojne dije  te nivelit bashkekohor. Pjese e rendesishme e ketyre politikave do te jete edhe rishikimi e permiresimi I trajtimi financiar, si stimul baze per kryerjen e detyres profesionalisht. 

                                __________PROGRAMI_________ 

46. Partia Shpresa Demokrate garanton organizimin dhe funksionimin e shtetit denokrat

Te vetedijshem per rendesine qe ka ndertimi i shtetit ligjor, me qellim realizimin e programit ne funksion  te  progresit kombetar, duke mbajtur parasysh demet e medha, qe  u  jane shkaktuar ndergjegjes  kombetare dhe dinjitetit te shtetit shqipetar ne  komunitetin nderkombetar, prapambetjen ekonomike dhe anarkine politike, rrjedhoje e qe qendrimeve te papergjegjshme te antishqiptareve te pas Luftes se II Boterore, nje nga synimet kryesore te Partise Shpresa Demokrate eshte krijimi I shtetit ligjor, I bazuar ne parimet demokrate dhe ne ndarjen e balancimit te pushteteve. 

 

b. Partia jone garanton te drejten e popullit shqiptar per t’u shprehur dhe per te vendosur lirisht e drejteperdrejt per formen e organizimit politik shteteror, qe deshiron te kete. Garanton se cilido qe te jete verdikti i popullit, do te  respektohet plotesisht. Si  thelbin e konceptit te shtetit ligjor ne konsiderojme organizimin e organeve dhe te strukturave administrative, te  cilat ne veprimtarine e tyre te karakterizohen nga racionalizmi, profesionalizmi, transparenca publike, respektimi i ligjit, kontrolli I brendshem dhe i jashtem.

Si qellim baze i ngritjes dhe i funksionimit te strukturave shteterore do te konsiderohet ndertimi i nje shteti ne funksion te interesave te shtetasve. Qendrimi yne i vazhdueshem do te jete lufta kunder shmangies se strukturave shteterore nga detyrat ligjore, kunder degjenerimit te shtetit ne nje shtet-qellim ne vetvete dhe kthimin e tij ne vegel ne funksion te njerezve te korruptuar, me qenderime e veprimtari kriminale e antishqiptar, papajtueshmerisht me fenomenin e korrupsionit te cdo niveli.

 

c. Partia Shpresa Demokrate garanton pergatitjen e kuadrit ligjor dhe te strukturave efektive per penalizimin dhe luften deri ne mposhtjen perfundimtare te ketij fenomeni, i cili ka vene ne rrezik ekzistencen e kombit. Do te merren masa per te mos lejuar punesimin ne strukturat shteteroae te personave, te cilet gjate jetes se tyre, qofte edhe nje here, jane denuare per korrupsion, pavaresisht se masa e lloji i denimit mund te kene qene te lehta. Shteti do t’u sekuestroje e do t’u konfiskoje personave te denuar per korrupsion, çdo gje, qe ata kane perfituare nga korrupsioni.

 

47. Partia Shpresa Demokrate u garanton fshatarve dhenien. e kredive  per. blerjen. e makinerive bujqesore, per permirsimin e kushteve te jeteses dhe sigurimin e mirqeenies familjare.

 

a.Ledhur me zhvillimin e bujqesise dhe te blegtorise,do te ndiqen politika e programe te pershtashme, te cilat do te kene si perparesi dhenien e tokes fshatarve, qe duane ta punojne ate, dhenien e kredive me kushte lehtesuese per blerjen e farerave, plehrave kimike, pesticideve dhe te mjeteve e pajisjeve bujqesore te nevojshme. Gjithashtu, do te ndiqen politika te vecanta per te garantuar prodhimin bujqesor vendas. nga konkurrenca e. prodhimit. bujqesor. te. huaj, duke parashikuar detyrime doganore te karakterit mbrojtes per  importet e prodhimeve bujqesore te huaja ne duke siguruar keshtu zhvillimin e nje bujqesie bashkekohore e intensive.

 

b.Jashte politikave tona nuk do te mbetet edhe hartimi i programeve te  qarta,  qe do. te synojne pergatitjen e kuadrit, me nivelin professional te nevojshem,  per zhvillimin e. bujqesise  dhe  te blegtorise. Do te synohet te ngrihen struktura te posacme per grumbullimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale nga prodhuesi I vogel, qe te mos shpenezohet kohe e energji me tregtimin e prodhimit nga cdo prodhues.

                                     __________PROGRAMI________

48. Partia Shpresa  Demokrate garanton nxitjen e investimeve te huaja. Po ashtu dhe aktiviteti i kompanive te huaja private do te kontrollohet nga shteti.

 

Ne fushen e investimeve  garantohet pergatitja e kuadrit ligjor te nevojshem, ne menyre qe te nxitet investimi i kapitalit te huaj, sidomos ne sektoret me rendesi strategjike per zhvillimin e vendit. Per kete do te synohet krijimi i lehtesive fiskale per investitoret e huaj dhe do t’u ofrohen atyre sektore te tille  te  rendesishem  si;  kerkim-shfrytezimi  i mineraleve,  nxjerrja  e  perpunimi  i naftes, telkomunikacionet, te cilat bejne te mundur zhvillimin e prodhimit tone dhe hapjen e vendeve te punes.

 

49. Partia Shpresa Demokrate garanton te rishikohet sistemi fiskal.

Lidhur me zhvillimin e ekonomise se vendit  Partia  Shpresa  Demokrate do t’u jape perparesi disa çështjeve kryesore. Konkretisht, do te rishikohet sistemi fiskal, duke u vendosur taksa, te cilat do te bazohen ne kritere te studiuara e te qarta, ne menyre qe barra tatimore te mos pengoje rritjen e nivelit te kushteve te jeteses se popullsise, te stimuloje shtimin e numrit dhe zhvillimin e biznisit te vogel e te mesem dhe te shmange krijimin e monopoleve ne aktivitetet tregtare. Do te ndiqet politika e vendosjes se tatimeve me karakter mbrojtes, per te nxitur prodhimin vendas dhe per t’I prere rrugen konkurrences se mallrave te huaja si dhe daljes se valutes jashte vendit. Sistemi banker do te stimulohet e do te nxitet per t’u bere efektiv ne zhvillimin e ekonomise vendase dhe bashkekohore, nga pikepamja e fuksionimit dhe e ofrimit te sherbimeve ndaj individit.

 

50. Partia Shpresa Demikrate do te vere theksin ne decentralizimin e pushtetit vendor.

 

a.Duke marre ne konsiderate burimet natyrore te vendit tone, te cilat, si per nga lloji edhe per nga shtrirja gjeografike, e bejne vendin tone nje nga me te pasurit, ne raport me numrin e popullsise, si dhe pervojen e vendeve te zhvilluara te demokracive perendimore, ne organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, do te rikonceptohet kuadri ligjor i organizimit dhe i funksionimit te qeverisjes vendore. Objekt i ketij riorganizimi do te jete percaktimi i qarte i strukturave qeverisese demokratike, veprimtaria e te cilave do te jete nje shprehje dhe pjesemarrje me e madhe e vullnetit te zgjedhesve te njesise administrative per zgjedhjen e problemeve te tyre. Me kete kuader ligjore do te rregullohet e drejta e strukturave te qeverisjes vendore, per te pasur ne administrim te drejtperdrejte e te plote, e i nterest  e  banoreve  te  njesise  perkatese, pasurite  natyrore shteterore, qe  ndodhe  Brenda territorit, ku shtrihet juridiksioni i kesaj structure.

 

b. Duke iu referuar pozicionit gjeografik dhe mundesive reale, qe ofron natyra jone, do te synohet zhvillimi I turizmit nga banoret e zonave turistike, duke mos lejuar ne asnje rast perdorimin e zonave turistike si objekt per te  pasuruar  pushtetaret.  Zonat  turistike do te jene pasuri, e cila u takon pronareve te ligjshem dhe do te administrohet vetem nga ata. Keto zona nuk mund te jene object interesash politike apo interesash te ngushta personale.

c. Marredheniet  e pushtetit  qendror  me  organet  e  pushtetit  vendor  do. te  sanksionohem  si marredhenie partneresh te barabarte dhe jo si marredhenie  epror-vartes. Keto marredhenie do te kene per object dhenien e ndihmave materiale dhe kreditimin e ekonomise, si dhe permiresimin e menyres se organizimit e te funksionimit te organeve te pushtetit vendor, ne funksion te realizimit te interesave ekonomike, morale e politike te banoreve te njesise vendore perkatese.

 

 

 

51 Partia Shpresa Demokrate guarantor që populli shqiptar të arrijë një nivel  ekonomik të barabartë me popujt e Evropëa dhe t'i japë kredi financiare ido shtetasi shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                          

 

PARTIA SHPRESA DEMOKRATE  

Me besimin e patundur në drejtesinë e qëllimit dhe të rrugës sonë si dhe me besimin të Zoti, do të punojmë e do të luftojmë me të gjidha forcat për realizimin e ketij program, për përmbushjen e amanetit të të pareve tanë, për realizimin e interesave dhe të aspiratave të kombit, pë progresin dhe dinjitetin moral të çdo shqiptari për ta bërë vendin tone një vend democrat të mirëfillte, të përparuar e të nderuar në të gjithë Botën.

Bashkohuni me ne! Veri, Jug, Lindje, Perëndim! Jemi nje race, një gjak, një gjuhë, një komb, Jemi Pellazget, Iliret, jemi vëllezër! T’i japim besën njëri-tjetrit, për të punuar e luftuar, që fëmijëve tanë t’u krijojmë e t’u lëmë parajsën, krenarinë kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar! Shqiptari, me gjakun e tij, ka vulosur të drejtën që të jetojë e të jetë zot në vëndin e tij, me vizionin e qartë të një rrugë të ndritur drejt progresit të vazhdueshëm!.... t’u krijojmë një Amerikë të vogël e t’u lëmë parajsën, krenarinë kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar, Shqipërinë e lirë e të siguruar brënda kufijve të saj NATYRORE! 

Zoti e bekoftë rrugën tone! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!... Zoti e bekoftë kombin amerikanë!.

 

Kryetari i Partisë Shpresa Demokrate

Prof. Pellump Gani Pilinçi

Pilinci signature clean- 160x1024 pixels

Ndaloet riprodhimi, në çdo lloj mënyre, i programit ose i pjesëve te tij, 

Pa lejën e autorit. E drejta e autorit është e rezervuar dhe mbrohet si Legjislacionit. Në fuqi.

Lini një Përgjigje  -  Anuloje përgjigjen  Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. 

Fushat e domosdoshme shënohen   

(Your email will not be shown.)             Koment